Real Madrid pret sot në mbrëmje Sheriff Tiraspol në Bernabeu, aty ku do të luhet ndeshja e parë e Champions League pas 580 ditësh. Në shkurt 2020 u luajt ndeshja e fundit, kundër Man City, pastaj futbolli u ndal nga pandemia dhe sezonin e shkuar Reali luajti 6 ndeshje në stadiumin Alfredo di Stefano, për shkak të punimeve në Bernabeu.
Lajmi kryesor në prag të duelit me Sheriff është kthimi në skuadër i mesfushorit Toni Kroos, i cili nuk luan prej 4 muajsh për dëmtim.
Ndërkaq, mbeten jashtë Dani Carvajal, Mendy, Marcelo, Ceballos e Bale.
Sipas AS, mbrojtja do të pësojë sërish ndryshime dhe në krahë do të luajnë Nacho e Lucas Vazquez, me Valverde që do të kthehet në pozicionin e tij në mesfushë.
Eden Hazard pritet të luajë nga minuta e parë, bashkë me të zakonshmit Benzema e Vinicius.