UEFA ka mbyllur – të paktën për momentin – dosjen Super League, duke hequr dorë nga çdo procedim disiplinor kundër Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, tre klubet që ideuan projektin që do të ndryshonte futbollin Europian.
Pas dështimit të projektit Super League në pranverë të këtij viti, UEFA gjobiti klubet që u tërhoqën dhe hapi procedim për 3 klubet rebele. Procedimi dhe dënimi i pritshëm u pezulluan në qershor, ndërsa sot ka ardhur edhe vendimi i bujshëm: Trupa e Apelit në UEFA e deklaron të mbyllur çështjen, pa marrë asnjë masë disiplinore.
Gjithashtu, gjobat për klubet e tjerë janë pezulluar dhe nuk do të ekzekutohen.
Ky vendim i UEFA-s vjen pasi një gjykatë në Madrid urdhëroi pezullimin e procedimit disiplinor dhe çështja i ka kaluar Gjykatës Europiane të Drejtësisë në Luksemburg.