Verën që lamë pas Real Madrid bëri 2 goditje madhore në merkato, duke afruar David Alaba dhe Eduardo Camavinga.
Të dy e kanë nisur mbarë dhe nëse Camavinga është shumë i ri dhe po ingranohet gradualisht, Alaba është kthyer në lojtar kyç.
Austriaku u transferua falas tek Reali, një biznes perfekt, por sipas mediave në Spanjë Florentino Perez tashmë është penduar që priti ta merrte falas. Presidenti i Realit kishte mundësinë të blinte më herët, por gjykoi që Reali ishte në rregull me mbrojtësit që kishte, duke pritur qetësisht verën e shkuar.
Alaba, i blerë për të luajtur kryesisht në të majtë, po luan si qendërmbrojtës dhe ka bërë të harrohet Sergio Ramos.
29 vjeç, në kulmin e karrierës, Alaba është kthyer në lider me saktësinë, forcën dhe qetësinë e tij, aq sa duket sikur luan prej vitesh për Realin.