Real Madrid u përforcua me dy lojtarë këtë verë, edhe pse humbi Sergio Ramos e Varane, ndërsa mbetet ekipi me vlerën më të lartë në Spanjë.
Sipas Transfermarkt, ekipi i Realit në total vlen 783,5 milionë euro. Kjo do të thotë që klubi madrilen është mbi Atletico Madrid dhe Barcelona në këtë renditje.
Atletico ka një ekip që kushton 755,2 milionë euro, jo fort larg Realit.
Shumë më keq situata e Barcelonës, skuadra e së cilës vlen 676,5 milionë euro dhe ka pësuar rënie të jashtëzakonshme këto vitet e fundit.
Camavinga e Alaba, të dy nga 55 milionë euro në treg, kanë ndihmuar Realin të qëndrojë në krye. Nëse verën e ardhshme, ashtu si pritet, Reali do të firmosë me Mbappé, natyrisht vlera e ekipit do të rritet frikshëm.