Emilio Butragueño, drejtor i marrëdhënieve institucionale për Real Madrid, është bashkuar me korin e kritikave për gjykimin e Gil Manzano në ndeshjen kundër Villarreal.
Në pjesën e parë Reali protestoi ashpër për një pengim të Nacho në zonë, por Manzano nuk akordoi asgjë dhe gjithashtu nga VAR nuk i shkoi asnjë sinjalizim.
Duke folur për Movistar Plus, Butragueño foli shkurt, por e dha hapur mendimin e tij: “Kontakti mes Albiol e Nacho brenda zone duket qartë, por për Gil Manzano dhe për VAR ishte ndryshe. Për ne ishte penallti”.
Javën e shkuar Gil Manzano gjykoi Atletico Madrid-Athletic Bilbao dhe u akuzua se dëmtoi kampionët në fuqi me një karton të kuq, ndaj tek Reali duket sikur Manzano është munduar të ekulibrojë disi gjërat, duke dëmtuar edhe rivalin direkt të Atleticos, siç e tha Courtois pas ndeshjes: “E dimë cilën ndeshje gjykoi Manzano javën e shkuar dhe sa zhurmë u bë për atë gjykim”.
😵💫 pic.twitter.com/V63c3Seti9
— Quasar ST (@quasar_st) September 25, 2021