PSG e ka të qartë tashmë që Kylian Mbappe verën e ardhshme do të ndërrojë ekip, thjesht për faktin se kërkon një aventurë të re, ndaj ana financiare nuk vlen.
Ditët e fundit ka bërë bujë lajmi se pronari i Manchestr City, Mansour Bin Zayed, u ka dhënë urdhër drejtuesve të tjerë të klubit që të firmosin me Mbappe, “me çdo çmim të mundshëm”.
Natyrisht, një lajm që shqetëson madrilenët, sepse prej muajsh Mbappe duket shumë pranë Realit.
Megjithatë, Florentino Pérez nuk shqetësohet dhe Defensa Central në Madrid raporton se presidenti i Los Blancos “nuk shqetësohet aspak, sepse e di mirë që Mbappe dëshiron vetëm Realin”.
Në klubin madrilen kanë prej kohësh fjalën e lojtarit dhe të avokatëve të tij. Mbappe donte të firmoste që verën e shkuar, por PSG i tregoi kontratën dhe refuzoi, edhe pse në verë do e humbasë falas.
Edhe pse Man City mund të tentojë me oferta të frikshme, Mbappe kërkon Realin, ku natyrisht paratë nuk do t’i mungojnë, ndërsa do të bëhet ylli i së ardhmes në klubin më të madh në botë.