Real Madrid barazoi pa gola ndaj Villarrealit dhe krijoi shumë pak raste për shënim, duke regjistruar ndeshjen e parë ku Benzema e Vinicius nuk shënuan apo asistuan këtë sezon.
Megjithatë, në fundin e pjesës së parë ndodhi diçka që tërboi Realin, sepse Nacho u rrëzua në zonë, por arbitri Gil Manzano nuk akordoi asgjë.
Protesta të shumta, u desh edhe ndërhyrja e VAR, por nuk u mor asnjë vendim, duke vijuar lojën.
Gil Manzano është një emër problematik për Realin, sepse edhe sezonin e shkuar në ndeshjen kundër Valencias në Madrid bëri shumë gabime.
😵💫 pic.twitter.com/V63c3Seti9
— Quasar ST (@quasar_st) September 25, 2021