Real Madrid luan sot në mbremje ndaj Villarrealit dhe natyrisht është një ndeshje me rëndësi të madhe, pasi fitorja vlen shkëputjen e lehtë në krye.
Ndërkaq, Calro Ancelotti do të ketë mundësinë të vlerësojë nga afër një ndër synimet e mëdha të Realit për sezonin e ardhshëm, qendërmbrojtësin Pau Torres.
Ky i fundit ka kohë që ndiqet nga Reali, është i ri, po luan prej kohësh në nivele të larta dhe është lojtar titullar edhe me kombëtaren.
Verën e ardhshme Villarreal do të marrë shumë oferta për një ndër lojtarët e vet më të rëndësishëm, ndërsa Reali duhet të vendosë cilin nga mbrojtësit do të ketë prioritet: Pau Torres, Rüdiger, Koundé, Fofana apo Soyuncu.
Pikërisht në duelin direkt Pau Torres do të mundohet të bindë Ancelottin që është qendërmbrojtësi perfekt për Realin, që nga ana e vet duhet të bëjë llogaritë me klubet angleze, si Tottenham.