Pas barazimit 0-0 ndaj Villarreal, Ancelotti ka shpjeguar problemet e Realit në pjesën e parë, ndërsa lavdëron Villarrealin.
Valverde mbrojtës i djathtë: “Më pëlqeu, sepse mund të luajë në çdo pozicion. Për mua nuk është mbrojtës i djathtë, por doja të përdorja Asensio në mesfushë, për të ndihmuar sulmin. Kërkuam lojën një kundër një, e gjetëm zonën, por Villarreal mbrohet mirë dhe është i fortë edhe në ajër. Ishte e ndërlikuar, hasëm vështirësi për presionin e madh, por në pjesën e dytë ishim më shumë në kontroll të ndeshjes.
Ndeshja: “Nuk ishte ndeshja më e mirë e sezonit për ne. Villarreal kontrolloi shumë topa dhe pasonte shpesh me portierin, ndërsa ne patëm probleme.
Penalltia e pretenduar nga Nacho: “Nuk e pashë, nuk mund të them asgjë.
Casemiro e Modric: “Patëm probleme me presionin e kundërshtarit në pjesën e parë. Luajtëm me një linjë me 3 mesfushorë, por me Modric më përpara në pjesën e dytë na dolën më mirë disa gjëra. Nuk ishin të lodhur, dukej ashtu nga presioni. Mos harroni që ishin dy mesfushorë dhe luanim me Vini, Hazard, Asensio, Isco, Benzema”.
Courtois, sërish vendimtar: “Është fat që e kemi. Edhe Militao e Alaba luajtën mirë. Gjithsesi, nuk jam i trishtuar për barazimin, shohim përpara”.