Horacio Gaggioli, përfaqësuesi i Marco Asensio, ka dhënë një intervistë për emisionin El Larguero të Cadena SER, ku ka folur për të ardhmen e klientit të tij, si dhe ka zbuluar që në verë largimin e Asensios e ndali Ancelotti.
Periudha pas dëmtimit: “Sezoni nisi si nisi dhe thamë: Ç’po ndodh këtu? Nuk ishim nervozë, por nisem të mendojmë për janarin, sepse nuk përballohet një sezon i tillë”.
Kthimi në fushë me 3 gola: “Ndihej mirë, me shumë besim në vetvete. Nuk na bëri mirë kthimi me gol pas 30 sekondash sezonin e shkuar. U krijuan pritshmëri të gabuara.
“U paraqitën klube duke thënë që Marco do luajë si numër 10, për të rigjetur veten. Megjithatë, në një bisedë para 4 ditësh Ancelotti i tha Asensios që ka besim tek ai dhe e do në ekip. Si mund t’i thuash jo? Ancelotti e frenoi largimin e tij. Reali ishte gati ta linte të largohej, për të mirën e tij. Klubi ka besim tek Asensio dhe do donte ta linte të lirë për të rikuperuar formën e vet më të mirë”.
Bindja: “Ancelotti i tha që ka besim se Asensio mund të luajë i brendshëm, mes mesfushës dhe sulmit. Ishte bisedë e mirë.
“Asensio luan mirë në 4-4-2, pas sulmuesit kryesor. Edhe në mesfushë, afër sulmit, është shumë komod dhe ishte shumë i lumtur si luajti të mërkurën. Ai ka nevojë veç për besim dhe mund të kthehet në nivel shumë të lartë, krah Benzema dhe lojtarëve që mund të vijnë në të ardhmen”.