Achraf Hakimi është kthyer në një ndër yjet e mëdhenj të futbollit evropian. Blerja e tij nga PSG këtë verë, për 60 milionë euro, ishte më e shtrenjta për klubin francez, por njëkohësisht edhe blerja më e mirë deri tani, duke parë rendimentin e transferimeve verore.
Në 7 ndeshje, 3 gola e asiste në Ligën 1, Hakimi është kthyer në pikë referimi. Në një intervistë për L’Équipe, Hakimi ka folur edhe për të kaluarën tek Reali, marrëdhëniet me Zidane dhe largimin tek Inter.
Biseda me Zidane para largimit nga Reali: “Kur u grumbullova për herë të parë, isha me disa miq në shtëpi dhe ra telefoni… Ishte Zidane! Më tha që do luaja dhe nuk e prisja.
“Largimi? Mësova shumë nga Zidane. Ajo që ndodhi në 2020 nuk ka të bëjë me trajnerin. Ka aspekte të tjera, të lidhura me Covid dhe me Realin, që më shtynë të largohesha. Në atë moment pata një bisedë që do të mbetet mes nesh. Ai e mendonte ndryshe nga unë”.
Mësimet e marra në Madrid: “Reali është klubi i fëmijërisë sime, falë Realit jam këtu ku jam sot. Atje qëndrova për më shumë se 12 vite, i jam shumë mirënjohës atij klubi. Për momentin, nuk e pata shansin të triumfoja atje, por në futboll nuk i dihet kurrë të ardhmes”.