Merkatoja e janarit është ende larg, por tek Reali po punojnë që tani, sidomos për lojtarët në dalje.
Janë të hsumtw emrat që mund të largohen verën e ardhshme, por një prej tyre, Luka Jovic, mund të ndërrojë kampionat që në janar.
Sulmuesi serb ka përfunduar në listën e Arsenalit për përforcime urgjente në repartin e avancuar. Klubi londinez është gati ta marrë Jovic në huazim, me të drejtë blerjeje për të paktën 30 milionë euro, por Reali kërkon të futë detyrim blerjeje.
Jovic u transferua nga Frankfurt tek Real për 60 milionë euro në 2019, por nuk ia ka dalë mbanë të bëhet titullar në Madrid dhe tashmë Los Blancos duan të rikuperojnë një pjesë të parave të shpenzuara për të.