Pas Karim Benzema, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes Real Madrid-Mallorca, skena ka qenë e gjitha për Marco Asensio.
Më në fund titullar, siç priste prej kohësh, 25-vjeçari fillimisht ka shënuar golin e 2-0, pastaj ka parë Mallorcan të shkurtojë në 2-1, brenda një minute.
Spektakli nuk u ndal me aq. Në minutën e 30-të kapiteni Benzema pasoi bukur për Asensio, i cili e çoi në 3 numrin e golave për Los Blancos. Dy gola për Asensio, i cili pak më vonë humbi edhe një rast ideal për të shënuar golin e tretë personal.