Në kërkim për përforcime në krahun e djathtë të mbrojtjes, Reali i Madridit i ka hedhur sërish sytë në Francë, pas blerjes së Eduardo Camavingas këtë verë.
Për shkak të dëmtimeve të shumta të Dani Carvajal, drejtuesit e Realit po studiojnë blerjen e një lojtari që do shërbente si alternativë, por njëkohësisht do shtonte rivalitetin në të djathtë, aty ku Lucas Vazquez nuk është shumë komod.
Sipas portalit të merkatos Fichajes, Youcef Atal është lojtari që i pëlqen Realit. “Një mbrojtës i shpejtë, teknik dhe që vrapon në gjithë krahun, shumë i zoti në driblime dhe që ndihmon shumë në fazën sulmuese. Lojtar që do ishte perfekt për Realin”, shrkuan Fichajes.
Algjeriani është pjesë e Nice dhe kombëtares algjeriane, është 25 vjeç dhe ka vite që shkëlqen në Francë, aq sa është përfolur për kalim tek Reali edhe kur ishte Zidane në drejtim.