Gazetari i AS, Tomás Roncero, tifoz i çmendur i Realit, ishte euforik pas fitores së Realit në Valencia. Ai e cilësoi Vinicius Junior si Harry Potter, ndërsa kabërë ironi me Messin.
“Të mundësh Valencian, në Mestalla, në një ndeshje të tillë, është shumë e vështirë, sepse është alamet ekipi, nuk është ekipi i viteve të fundit, plot probleme. Kam respekt për Valencian, kam respekt për Bordalas, një ndër trajnerët e mi të preferuar, por Reali tregoi një forcë mendore të pabesueshme, mori fitore titulli, lideri.
“Zëvendësimet ishin shumë të mira, por në fund u shfaqën edhe një herë dy gjenitë, Karim Benzema, Magjistari Merlin, si dhe Vinicius Juniors, lojtari më inteligjent i grupit.
“Harry Potter po mishërohet tek Vini dhe bashkë me Benzema formuan një binom të mrekullueshëm, që nuk ka limite, që do na lumturojnë gjatë.
“Edhe diçka: Carletto Ancelotti ka mbërritur në shifrën e 800 ndeshjeve. Diçka brutale, e çmendur. Pikërisht në mbrëmjen kur Messi doli tërë nerva për një zëvendësim në Paris”.