Eden Hazard luajti titullar në Valencia dhe u paraqit mirë, duke qenë ndër lojtarët më të spikatur për Los Blancos, edhe pse përmbysja erdhi pas daljes së tij nga fusha.
Këto vitet e fundit është folur shumë për pozicionin e tij në fushë, për shkak se këto vitet e fundit Conte dhe Sarri e spostuan disa herë nga krahët në qendër, si sulmues.
Tani e ka radhën Carlo Ancelotti të tentojë ta transformojë Hazard në sulmues qendror, duke parë shpërthimin e Vinicius në të majtë. Në dy ndeshjet e fundit që ka luajtur, Hazard është përdorur si sulmues pas Benzema në skemë 4-4-2, pozicion që në të shkuarën vetë Hazard nuk e ka pasur me qejf.
Para 3 vitesh Hazard deklaronte se preferenca e tij është të luajë në krahun e majtë të sulmit, për të pasur më shumë hapësirë për të vrapuar dhe për të prekur më shumë topa.
Në 352 ndeshje me Chelsea, Hazard luajti 26 si sulmues dhe 21 si sulmues i dytë. Në Madrid ka luajtur 49 ndeshje, por vetëm 3 herë si sulmues i dytë dhe 2 herë si sulmues krah Benzema. Ancelotti tashmë kërkon ta bindë: nëse dëshiron të luajë, Hazard duhet ta harrojë krahun e majtë, duke parë si po luan Vinicius.