Karim Benzema është formuar si lojtar në Francë, por luan prej 12 vitesh në Madrid, ndaj padyshim është një nga ata lojtarë që quhen “flamur” për klubin ku luajnë.
Sulmuesi legjendar është përmirësuar nga sezoni në sezon, ka fituar gjithçka të mundshme me Los Blancos dhe vijon të udhëheqë ekipin, pa pësuar luhatje rendimenti.
Data 20 shtator përkon me përvjetorin e golit të parë të Benzema në LaLiga. Ishte viti 2009, kur francezi prezantohej para tifozerisë së Los Blancos me një perle në fitoren e thellë ndaj Xerez.
12 vjet, 388 ndeshje, 198 gola dhe filmi Benzema nuk ka fund…
🚴♂️ Bicicleta.
💥 Cañonazo.
⚽ GOLAZO.🎨🔙 #TalDíaComoHoy en 2009, @Benzema firmaba SU PRIMERA OBRA DE ARTE como jugador del @realmadrid en #LaLigaSantander.#LaLigaHistory pic.twitter.com/KVzrIhWnXi
— LaLiga (@LaLiga) September 20, 2021