Ferenc Puskas është pa dyshim pikë referimi kur bëhet fjalë për gola në kampionatin spanjoll. Hungarezi legjendar ka qenë jo vetëm një makineri golash, duke fituar 4 hrë trofeun Pichichi (shënuesi më i mirë në Liga), por mbi të gjitha u transferua tek Reali në moshën 31 vjeç dhe fizikisht ishte shumë larg maksimumit të vet.
E megjithatë, Puskas u shpall shënuesi më i mirë në Spanjë në moshën 33, 34, 36 dhe 37 vjeç!
Leo Messi u largua nga Spanja në moshën 33 vjeç, duke e fituar Pichichi në dy sezonet e fundit, ndërsa tashmë garën për fronin e kryeson Karim Benzema, me 6 gola. Francezi u rendit i treti në sezonin 18-18 dhe i dyti në dy sezonet e shkuar.
Ylli i Realit synon ta fitojë Pichichin në moshën 34-vjeçare, duke hyrë në histori krah Puskas. Luis Suarez është gjithashtu në kërkim të historisë, sepse kërkon të bëhet Pichichi në moshën 35-vjeç, por ka shënuar vetëm 1 gol këtë kampionat.