Valencia është një makth për Realin, pasi tifozët i mbajnë mend mirë vuajtjet historikisht në Mestalla, që quhet stadiumi që i djeg kampionate Realit.
Edhe sot ishte një natë e mallkuar, me një Valencia agresive, që u mbrojt shumë fort, bëri gjithçka për të prishur manovrën e Los Blancos dhe ia doli për thuajse gjithë ndeshjen.
Një pjesë e parë e varfër në raste dhe me shumë nervozizëm, ndërsa në pjesën e dytë një ish-madrilen, Hugo Duro, ndëshkoi Realin në minutën e 66-të.
Ancelotti reagoi dhe hodhi menjëherë në fushë Camavinga, Rodrygo, Jovic e Isco, por reagimi i Realit do të vinte në fund.
Idk what’s better Benzs first touch hold up and pass or Vinicius’s finesse finish pic.twitter.com/QKJeMQ2i1l
— RED (@Red9248) September 19, 2021
Në minutën e 86-të Benzema do të pasonte bukur për Vinicius, i cili me një gjuajtje të saktë mposhti gjeorgjianin Mamardashvili, duke rikthyer qetësinë në kampin madrilen.
Nuk mbaroi aty, sepse dy minuta më vonë erdhi ëmbëlsira: Vinicius, i prekur nga dhurata që i bëri Benzema, ia ktheu borxhin francezit, i cili nuk fali dhe gjeti golin e fitores. Në dekadën e fudnit shumë vuajtje në Mestalla, por kjo fitore, në fund, është si një hakmarrje shumë e ëmbël.
Vinis added finesse to his game great cross here, and world class heading from Benzema as per. pic.twitter.com/ugO2ipvhYS
— RED (@Red9248) September 19, 2021
Kreu është i Realit, 2 pikë mbi Atletico!