Real Madrid, së bashku me Barcelonën dhe Athletic Club të Bilbaos, janë 3 klubet që kanë refuzuar të bëhen pjesë e marrëveshjes mes LaLiga dhe fondit të investimeve CVC, që parashikon kalimin e një pjese të aksioneve të LaLigas në duart e fondit të investimeve.
Tani Reali dhe 2 klubet e tjera rebele janë bërë bashkë dhe kanë dalë me një komunikatë zyrtare, ku lajmërojnë se do të çojnë në gjyq marrëveshjen e LaLigas, arritur në 12 gusht të këtij viti.
Reali, ashtu si Barcelona e Athletic, janë të vetmet klube që kanë themeluar kampionatin spanjoll dhe nuk kanë munguar asnjë sezon në elitë.
Tani ata akuzojnë LaLigan se ka firmosur një kontratë të paligjshme dhe të pandershme, ndaj do ta ndjekin çështjen ligjërisht.