Gonzalo Higuain në karrierën e vet ka luajtur për 6 vite prej 2007 (Reali e bleu për 12 milionë euro nga River Plate), duke shënuar 107 gola në 190 ndeshje, por nuk ka hyrë në histori si një ndër lojtarët më të mëdhenj të klubit, ndoshta për faktin se nuk fitoi Champions, apo se ishte në hijen e disa lojtarëve të jashtëzakonshëm, si Ronaldo e Benzema.
Argjentinasi, tashmë lojtar i Inter Miami, ka dhënë një intervistë për ESPN Futbol 360, ku ka kujtuar kohën kur luante në Madrid dhe pengun e tij.
“Në 2007 shkova tek Reali dhe duhej të luajë në ekipin B, por Capello më mori në ekipin e parë pas 4 ditësh në stërvitje. Pas 2 vitesh erdhi Cristiano Ronaldo, ndjekur nga Benzema e Kaka. Me Benzema ishte një rivalitet i shkëlqyer, jepnim më të mirën tonë. Vitin që erdhi Ronaldo, ai shënoi 26 gola dhe unë 27. Më pas ata blenë Kaka dhe Benzema, lojtarë përbindësha.
“Mendova, i zhgënjyer: ‘Sa gola duhet të shënoj?’. Benzema erdhi dhe më bëri të arrija maksimumin tim, edhe une e ndihmova të arrinte maksimumin e vet”.
Në verën e vitit 2013 Reali e shiti Higuainin për 39 milionë euro, duke zgjedhur përfundimisht Benzema si sulmuesin e së ardhmes. Me Los Blancos Higuain fitoi 3 tituj kampionë, por asnjë Champions.