Reali i Madridit do të luajë këtë të diel në Mestalla, kundër Valencias, në një sfidë që në dekadën e fundit është kthyer në një ndër transfertat me të vështira për Los Blancos.
Në 7 vizitat e fundit në Mestalla Reali ka fituar vetëm një herë, ndaj është e qartë që dueli i fundjavës ka rëndësi të madhe.
Trajneri Carlo Ancelotti duhet të bëjë llogaritë me mungesat e shumta, sepse nuk do të jenë të gatshëm për këtë sfidë Mendy, Marcelo, Kroos, Ceballos dhe Bale, pa llogaritur Mariano, tashmë jashtë planeve të klubit.
Megjithatë, lajmi i mirë është se Karim Benzema do të jetë gati për në Valencia. I dëmtuar lehtë në mesjavë, Benzema u stërvit veçmas edhe të premten, por pritet të jetë gati.