Me 2 Dhjetor te ketij viti, ideja e largimit ne fund te sezonit filloi te mer forme per Zinedine Zidane. Nje nate me pare, Real Madridi kishte humbur 2-0 ndaj Shakhtar Donetsk ne Kiev ne ndeshjen e 5-te te Champions Leagues (faza e grupeve) dhe ne vendin e parafundit ne grup, skuadra Madrilene ishte fare prane eleminimit, teksa Borussia Monchengladbach duhej te vinte ne Alfredo Di Stefano.
El Mundo Deportivo raporton qe Florentino Perez konsideroi shkarkimin e Zinedine Zidane, nje ultimatum qe teknikut i vinte ne forme te vazhdueshme ne konferencat per media nga gazetar te aferm me presidentin Madrilen. Ne publik, sidoqofte, Florentino fliste fare pak ose asapk, por nepermjet bashkepunetoreve te tij, fliste shume. Ky ishte episodi i pare, ndonese kishte plote per t’u luajtur deri ne fund te sezonit.
Zidane gjithmone merte kritika nga jashte per punen, nga mediat per te qene me te sakte. Te tepruara apo jo, kjo nuk do te thoshte qe puna e tij ditore nuk u vu ne dyshim nga drejtuesit e klubit. Ky episod ishte i pari qe coi me pas deri ne krisjen finale.
Zidane u largua sepse Real Madridi ndjeu qe largimi i tij ishte gjeja me e mire qe mund t’i ndodhte ekipit ne kete periudhe rinovimi qe pritet kete vere. Drejtuesit dhe presidenti kane bere pak per te bindur teknikun te qendroje, perkundrazi, kane qene me pro largimit duke mare parasysh edhe faktin qe disa lojtar ‘veteran’ te ekipit jane te lidhur emocionalisht me teknikun.
Klubi deshiron qe tekniku i ri te perkushtohet me teper ne promovimin e te rinjeve, si Fede Valverde, Eder Militao, Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Martin Odegaard, Ferland Mendy dhe Miguael Gutierrez. Drejtuesit besonin qe Zidane nuk ishte tekniku i duhur per zhvillimin e te rinjeve, te pakten nga ajo qe eshte pare gjate ketyre dy sezoneve.
Tekniku i ri qe do te vije duhet te permbushe kete kriter dhe ne klub jane duke pritur pergjigje nga Mauricio Pochettino, qe mund te largohet nga Paris Saint-Germain per te mare drejtimin e Real Madridit. Pochettino, nga ana tjeter, priste per Real Madridin qe me 2 Dhjetor te ketij viti, atehere kur Zidane ishte ne prag te shkarkimit.