Zinedine Zidane u paraqit në konferencë për shtyp dhe foli për ndeshjen e nesërme ndaj Real Betisit. Tekniku Madrilen foli për këto tema:
Ndeshja
”E dimë se do të luajmë nesër dhe mendoj se jemi rikuperuar mirë. Do të luajmë ndaj një ekipi shumë të mirë, shumë solide dhe e cila luan një futboll të bukur. Jemi gati të dhurojmë një performancë të shkëlqyeshme dhe duam të vazhdojmë rrugën që jemi duke shkuar. Do të jenë disa ndeshje të vështira dhe jemi gati të luajmë në nivel të lartë për 90 minuta.”
Vështirësia për të fituar kampionatin
”Kampionati gjithmonë është i vështirë. Gjithmonë kam thënë se La Liga është shumë konkurruese, janë 38 ndeshje dhe nuk është e lehtë. Nuk ka ndryshuar, është një nga ligat më të mira sipas mendimit tim për një kohë të gjatë. Do të përpiqemi t’a fitojmë gjithsesi.”
E ardhmja
”Jam i shqetësuar për rutinën e përditshme dhe nuk e di se cfarë do të ndodhë brenda një muaji. Ata nga ne që janë të përfshirë në këtë projekt dëshirojnë të përfundojnë sezonin mirë dhe pastaj të flasim për të ardhmen. Jemi të fokusuar në punën tonë të përditshme dhe kryesisht në ndeshjen e nesërme.”
Ekipi
”Kemi një ekip me shumë cilësi por kemi pasur shumë dëmtime dhe lojtarë të infektuar me Covid. Ka qenë një sezon i cuditshëm. Shumë njerëz po kalojnë shumë keq, nuk mund të ankohemi. Duhet të përqendrohemi në futboll dhe ta shfrytëzojme sa më mirë kur mundemi.”
Hazard
”Hazard është rikthyer dhe do të jetë në mesin e të ftuarëve për nesër, është një lajm tjetër i mirë për ne. Modric gjithashtu është rikthyer por Kroos nuk do të jetë i gatshëm. Një lajm i mirë dhe një i keq.”
Gjysmëfinalja e Champions League
”Kemi një ndeshje kampionati nesër dhe kemi kohë për t’u përqendruar në gjysmëfinale, nuk jam i brengosur për këtë. Shumë është folur për këtë por ne do të luajmë gjysmëfinalen tonë sepse kemi të drejtë. Arbitri që është në fushë do të veprojë për të mirën e futbollit. Mund të ju them se po përgatitemi për të luajtur gjysmëfinalen e Champions League.”
Falënderime për lojtarët e akademisë
”Këta lojtarë të akademisë me të vërtet punojnë shumë gjithmonë, si Lucas si Nacho, për ti përmendur si cift, të cilët kanë ardhur nga akademia e klubit dhe tani luajnë në ekipin e parë. Kanë punuar jashtëzakonisht shumë dhe janë gjithmonë të gatshëm për të luajtur.”
Sergio Ramos
”Mendoj se ai është në njëgjendje të mirë shpirtërore. Kishte disa vështirësi por tani është shumë më mirë. Eshtë rikthyer në stërvitje në fushë por jo ende me grupin. Do të jetë shumë shpejt. Gjithmonë duam atë në fushë. Po rikuperohet ngadalë dhe ka disa seanca larg rikthimit.”
Rikuperimi i Mendy
”Nuk do të jetë gati për nesër. Duhet të shkojmë ngadalë. Shpresoj se do të jetë me ne të martën por ai nuk do të jetë nesër. Nuk do të vonohet shumë, është cështje ditësh.”
Florentino Perez
”Flasim herë pas here. Ai vjen që ta shoh ekipin nganjëherë dhe asgjë nuk e ka ndryshuar atë. E dimë se ku është ai dhe si president i klubit ai dëshiron që të përqendrohemi në ndeshjen e nesërme.”