Aleksander Ceferin është shumë i sigurtë që projekti i krijimit të Superligës Europiane ka vdekur dhe nuk do të realizohet. Në një intervistë Ceferin tha se po pret që skuadrat e vendosura në krijimin e kësaj Superlige, të vendosin se ku do të luajnë.
”Për mua është një situatëshumë e ndryshme mes klubeve që pranuan gabimin dhe që thanë: Ne do të largohemi nga ky projekt. Te tjerët nuk duan të besojnë se ky projekt ka vdekur. Të gjithë përballen me pasoja për vendimet e tyre dhe e dinë këtë.”
”Eshtë shumë e qartë se klubet do të duhet të vendosin nëse qëndrojnë në Superligë apo janë një klub Europian. Nëse ata thonë se jemi klub i Superligës atëherë nuk do të luajnë Champions League dhe mund të luajnë në kompeticionin e tyre.”