Florentino Perez ka mbrojtur me fanatizem krijimin e European Super League, e bere e njohur tashme per publikun qe nga dita e Diel.
Presidenti i Real Madridit eshte poashtu Preisdenti i pare i ketij kompeticioni, kompeticion i cili ka mare kritika te medha nga te gjitha anet qe kur u konfirmua fundjaven qe kaloi.
“UEFA ka punuar ne nje format ndryshe qe fillimisht, me lejoni t’a them se nuk e kuptoj dhe se dyti, nuk prodhon te ardhura te nevojshme per te shpetuar futbollin”, tha Perez ne nje interviste per El Chiringuito mesnaten qe kaloi.
“Kur them qe mund te shpetoj futbollin nenkuptoj qe mund te shpetoj cdokend, keshtu qe per 20 vitet e ardhshme te jetojme ne paqe. Situata eshte shume dramatike. Ne besojme qe ky format do e shpetoje futbollin, ashtu sic kupa Europiane e shpetoi ne vitet 50-ta.”
Pse Super Liga?
Ne nje perpjekje per te shpjeguar Super Ligen, Florentino Perez adresoi humbjet e medha te klubeve, sidomos pas situates me pandemine globale.
“Klubet me te medha ne Angli, Itali dhe Spanje duhej te gjenin nje zgjidhje per nje situate katastrofike ne te cilen ndodheshin”, theksoi Perez. “Asociacioni i klubeve Europiane thot qe kemi humbur 5 miliard euro. Ne Real Madrid ne kishim nje buxhet prej 800 milion eurosh dhe perfunduam me 700 milion. Kete vit ne vend qe te fitonim 900 milion euro, le te shohim nese mund te arrijme tek 600 milion. Per dy sezone, Real Madridi ka humbur 400 milion euro.
“Kur nuk ke te ardhura tjera pervec te drejtave televizive, menyra me e mire per te rritur te ardhurat eshte te kesh ndeshje me atraktive keshtu qe fansat nga e gjithe bota te kene mundesi per te te ndjekur. Ne erdhem ne nje perfundim qe ne vend qe t’a benim kete ne Champions League, do e bejme dicka te tille ne Super Lige dhe ne kete menyre do te jemi ne gjendje te perballojme humbjet.”
Kur do te filloje Super Liga?
Qellimi eshte qe kompeticioni te filloje menjehere, nese eshte e mundur dhe disa kane sugjeruar qe mund te filloje qe ne muajin Gusht te ketij viti.
“Do te tentojme te fillojme sa me shpejte qe eshte e mundur”, tha Perez. “Do te flasim me UEFA-n dhe FIFA-n, nuk e di pse e kane gjithe kete zemerim.”
Kur ka filluar ideja e Super Liges?
Ideja per Super Ligen ka filluar para dekadash, por Presidenti i Real Madridit foli per problemet e sjellura nga pandemima dhe faktin qe ndeshjet duhej te luheshin prapa dyerve te mbyllura.
“Kur nuk ke te ardhura tjera pervec se nga te drejtat televizive, duhet te gjesh nje zgjedhje me atraktive per tifozet ne menyre qe ata te shohin klubet e medha”, theksoi Perez.
“Ka shume ndeshje te kualitetit te dobet. Barcelona-Manchester United eshte me atraktive se sa Manchester United ndaj nje ekipi me modest. Dhe cfare deshiron mbare bota?
“Kemi tifoze nga i gjithe planeti dhe keta tifoz na sjellin para, kompeticionet tjera nuk bejne kaq para dhe parate jane per te gjithe. Eshte nje piramide. Nese ata ne krye humbasin para, keshtu do bejne edhe ata me poshte.”
Cfare mund te thoni per kercenimet e UEFA-s drejtuar lojtareve?
Presidenti i UEFA-s, Aleskander Ceferin, ka kercenuar te pezulloje lojtaret qe do te luajne ne Super Lige nga kombetaret e tyre duke ua pamundesuar keshtu pjesmarrjen ne Europian dhe ne Kupen e Botes.
“Lojtaret duhet te qendrojne te qete sepse kercenimet nuk do te shkojne tutje”, tha presidenti i Super Liges. “Por ata qe udheheqin me monopole tek UEFA duhet te jene transparent. UEFA nuk ka nje imazh te mire.”
“Kane prezentuar nje format te ri te Championsit qe askush nuk e kupton dhe thone qe do te filloje nga viti 2024. Deri ne ate vit futbolli do kete vdekur! Ka klube qe kane humbur qindra miliona.”
Dhe si do te duket sistemi i arbitrimit?
VAR ka qene dicka e re qe kur u implementua dhe Real Madridi ka qene kritik qe para se te filloje ne Spanje.
“VAR-i dhe gjyqtaret jane permiresuar”, shtoi Florentino. “Do te kete ‘fair play’ financiar dhe stabilitet. Do te tentojme te selektojme gjyqtaret ne baze te kriterit profesional.”
Mbrojtja e Agnellit dhe goditjet ndaj Ceferin
Presidenti i Juventus, Andrea Agnelli, u kritikua ashper nga presidenti i UEFA-s pas krijimit te Super Liges.
“Ajo qe presidenti i UEFA-s ka thene eshte dicka qe nuk mund te thuhet”, theksoi Perez. “Ai ka fyer Agnellin. UEFA duhet te ndryshoje, ne nuk duam nje president qe na fyen.”
“Duam transparence. Duam te ndryshojme per mire. Eshte e papranueshme qe ne nje Europe demokratike, dicka e tille te thuhet.”
“Une e di per shembull se sa perfiton Lebron James, por nuk e di se sa perfiton presidenti i UEFA-s. Perse ndodh kjo? Sepse nuk ka transparence.”
“Pandemia na goditi fort. Te gjithe u desht te ulnim pagat per te mbijetuar, pervec UEFA-s dhe La Liga-s qe si duket nuk e kishin aspak problem.”
A eshte i mundur rikthimi i Cristiano Ronaldos?
“Cristiano Ronaldo ka nje kontrate me Juventus dhe rikthimi i tij ne Real Madrid nuk eshte i mundur. Nuk ka me asnje kuptim. E dua shume dhe na ka dhuruar shume por tashme nuk ka kuptim te rikthehet”
Cfare mund te na thoni per rinovimin e Ramos?
“Eshte akoma ne ajer. Nuk ka asgje konkrete. Vitin e shkuar pranoi te ulte 10% pagen por kete vit nuk ka pranuar.”
A mundet Real Madridi te transferoje Mbappen?
“Dal ne Madrid me maske qe te mos me njohe dikush dhe degjoj nje ze: “Nenshkruaj me Mbappen!”. Real Madridi ka kohe qe ka nevoje per nje ndryshim, kemi fituar shume, kane ndodhur gjera dhe ne duhet te levizim perpara per te rikuperuar iluzionin. Bej gjithcka qe eshte e mundur qe Real Madridi te mos humbase vendin qe i takon. Me Mbappen ka vite qe nuk kam folur. Do te shohim se cfare do te ndodhe.”
A mund te shitet Vinicius?
“Vinicius nuk shitet, jo. Nuk shitet dhe nuk preket.”
Zinedine Zidane ne krye te ekipit
“Zidane eshte trajneri me i mire qe kemi patur, nje legjende. Ka nje personalitet te mrekullueshem dhe eshte ai per te cilin Real Madridi ka nevoje.”