Real Madridi është i vendosur të nënshkruajë me Kylian Mbappe në këtë verë. Sipas të famshmes prestigjioze franceze L’Equipe, një burim i afërt brenda klubit Madrilen i ka siguruar atyre se presidenti i klubit të Real Madridit, Florentino Perez është duke punuar personalisht dhe duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm me të afërmit e supertalentit Francez.
Sipas këtij burimi, klubi Mbretëror është i gatshëm të ofrojë 150 milionë euro për transferimin e Mbappes në Spanjës, shumë që nuk do të ofronin për transferimin e Erling Haaland nga Borussia Dortmund.
Madrilenët e konsiderojnë Kylian Mbappen pasaardhësin ideal të Cristiano Ronaldos i cili theu të gjitha rekordet e historisë me klubin Spanjoll. Ndërkohë Mbappe sonte vazhdoi me formën e tij fantastike duke shënuar dy gola në fitoren e PSG-së ndaj Bayernit.