Se kush do të ndajë drejtësinë në El Clasicon e së shtunës tashmë dihet. Mateu Lahoz është gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në El Clasicon që do të luhet të shtunën me fillim në ora 21:00 në stadiumin Alfredo di Stefano.
Mateu Lahoz ka ndarë drejtësinë në 5 El Clasico më herët gjatë viteve në të gjitha kompeticionet. Lahoz ka ndarë drejtësinë në këto 5 El Clasico
2012/13: Real Madrid 2-1 Barcelona (Superkupa e Spanjes)
2013/14: Barcelona 1-2 Real Madrid (Finalja e Copa del Rey)
2014/15: Barcelona 2-1 Real Madrid (La Liga)
2018/19: Barcelona 1-1 Real Madrid (Copa del Rey)
2019/20: Real Madrid 2-0 Barcelona (La Liga).
Gjithashtu, Lahoz do të ndajë drejtësinë edhe në superndeshjen e sontme në cerekfinalen e Champions League ndërmjet Bayern Munich dhe Paris Saint Germain e cila do të zhvillohet në Gjermani.