Zinedine Zidane ishte i kenaqur me performancen e Real Madridit ndaj Atalantas ne te cilen ekipi i tij triumfoi me rezultatin 3-1 (4-1 rezultati i pergjithshem) dhe arriti te kaloje tutje ne cerekfinale.
Francezi ne vecanti ishte i impresionuar me Luka Modric qe vazhdon te tregoje cilesite e tij te klasit boteror ndonese eshte ne mes te 30-tave.
“Kam pergezuar lojtaret sepse kane luajtur nje ndeshje te madhe qe nga fillimi e deri ne fund ndaj nje ekipi qe kerkon shume loje fizike,” theksoi tekniku.
“U desht te mbrohemi mire dhe me pas me topin ne zoterim mund te them qe ishte nje ndeshje e kompletuar per ne.”
Madrielenet ishin pa Casemiron ne kete ndeshje qe ishte nje shqetesim serioz perpara takimit, por eksperienca e lojtareve ne mesfushe kane bere qe mungesa e tij te mos dukej aspak.
“Dy mesfushoret e fundit Kroos dhe Modric jane fenomenal. Casemiro mund te shenoje gola dhe na lejon te luajm me ndryshe.”
“Nese me pyesni per Lukan.. ai eshte nje lojtar i jashtezakonshem. Nuk duket si 35 vjecar pas asaj qe tregon ne fushe.”
Vinicius kishte perseri probleme per te gjetur golin pavaresisht se beri nje ndeshje te shkeqlyer.
“Jam i lumtur per te sespe kemi fituar nje penallti fale tij, falte shpejtesise qe posedon”, theksoi Zidane.
“E dime qe ai mund t’i shkaktoje probleme cdo mbrojtjeje. Eshte shume i rendesishem per ekipin.”