Kylian Mbappe ose Erling Haaland jane dy lojtaret te cilet Real Madridi i ka ndjekur prej kohesh dhe ka vendosur te sjelle njerin prej tyre ne Santiago Bernabeu ne merkaton e veres.
Real Madridi duket qe po vuan per gola sezonet e fundit dhe niveli i lojes nuk eshte me si me pare, prandaj dhe drejtuesit kane vendosur te sjellin me cdo kusht njerin prej dyshes se lartepermendur per te permiresuar cilesine e skuadres dhe per t’u rikthyer ne te qenit garues neper te gjitha kompeticionet, gjithnje sipas El Chiringuito.
Madrilenet kane humbur shume qe pas largimit te Cristiano Ronaldos dhe eshte vertetuar tashme qe asnjeri prej lojtareve aktual nuk mund t’a marin persiper barren e golave qe mbante dikur sulmuesi Portugez.
Pikerisht per kete arsye, klubi eshte duke kerkuar nje lider qe pervec golave, do te nxise edhe lojtaret tjere te japin me te miren e tyre duke bere performanca te klasit boteror, dicka qe Real Madridit i mungon prej kohesh.