Atmosfera tek Real Madridi për momentin është larg nga të qenit pozitive. Lojtarët janë nën një pasiguri të madhe pas një muaji shumë të dobët në të cilin janë eleminuar nga Copa Del Rey dhe kanë humbur Superkupën e Spanjës teksa kanë parë vetveten duke u rëshqitur La Liga nga duart në vetëm 17 ditë.
Ndeshja e fundit ndaj Levantes filloi në mënyrë katastrofale teksa Eder Militao u përjashtua me karton të kuq pas vetëm 9 minutash. Gjërat shkuan akoma më keq teksa Real Madridi vazhdonte të humbiste në lojë dhe kjo i vendosi rivalët e Atletico Madrid në ‘pole-position’ për titullin.
Pavarësisht kartonit të kuq të Miltiaos dhe kritikave të Emilio Butraguenos drejtuar gjyqtarit të takimit, Real Madridi e di që skuadra duhet të fokusohet tek përmirësimi i vetvetes.
”Nuk ka arsyetime, edhe pas këtyre vendimeve të arbitrit”, ishte mesazhi në Valdebebas pas ndeshjes ndaj Levantes.
Drejtuesit e klubit e kanë të njohur faktin që disa vendime të arbitrave u kanë kushtuar pikë së fundmi, por ata ua vënë fajin lojtarëve për formën e dobët që kanë patur këtë sezon. Niveli i performancës së tyre ka qenë thjesht jashtë standardeve të Real Madridit.
”Është koha për t’u zgjuar”, ishte fraza që u dëgjua më së shumti.
Një sens shoki në Valdebebas
Pasditja e së Shtunës ishte një tjetër shok, veçanërisht pas fitores bindëse ndaj Alaves dhe pas një javë përgaditjeje për ndeshjen. Sidoqoftë, ekipi i Zidane nuk ishte në gjendje të reagonte pas kartonit të kuq të Militaos.
Zhgënjimi ishte i madh për çdokënd në Valdebebas dhe disponimi ka rënë ndjeshëm. Nga 10 ndeshjet e fundit, Real Madridi ka fituar vetëm 5, ka barazuar 2 dhe ka humbur 3.
Ky muaj ka parë ekipin të humbasë një numër të madh pikësh në luftën për La Ligan. Klubi po kalon një periudhë të vështirë. Lojtarët nuk janë dakorduar për një reduktim të pagave dhe gjërat nuk kanë shkuar mirë që atëherë.
Hierarkia e klubit është shumë e vetëdijshme që duhet të marë disa vendime të mëdha në këtë verë.
Sidoqoftë, për momentin i gjithë fokusi dhe përpjekja e tyre këtë sezon është në Champions League dhe në kualifikimin për në Champions sezonin tjetër.