Ceshtja e rinovimit te kontrates se Sergio Ramos tashme eshte e bllokuar dhe jane te shumte ata brenda klubit qe mendojne se kapiteni do te largohet nga Real Madridi ne Qershor.
Florentino Perez i kishte ofruar kapitenit nje rinovim dy vjecar me reduktim 10% te pages ose nje vit me te njejten page, por Sergio Ramos ka refuzuar oferten. Drejtuesit e klubit dhe ne krye Florentino Perez nuk deshirojne te bejne hapa prapa dhe rregullat nuk ndryshojne per askend.
Presidenti Perez i ka komunikuar Sergio Ramosit qe oferta eshte finale dhe nese ka ndonje oferte me te mire eshte i lire qe t’a pranoje dhe te largohet nga klubi ne vere.
Negociatat tashme jane bllokuar dhe ne Spanje perflitet qe nese do te kete nje takim tjeter ndermjet Ramos dhe Perez, ai do te jete vetem nje takim per te diskutuar ceshtjen e lamtumires dhe jo nje tjeter negociate per ceshtjen e rinovimit.
Mediat ne Spanje poashtu sigurojne qe e vetmja mundesi qe Ramos te vazhdoje tek Real Madridi eshte t’a pranoje oferten qe ka ne tavoline, ne cdo rast tjeter, ai do te largohet ne Qershor.