Zinedine Zidane është shfaqur në konferencë për shtyp pas humbjes së sontme. Francezi ishte shumë i prekur dhe i vetëdijshëm se po kalojnë në një situatë të vështirë por se ësht i qetë. Ai e pranoi zhgënjimin por nuk thotë se ishte një turp.
A ishte dështim?
”E vërteta është që ne jemi përpjekur, kemi pasur raste për të shënuar golin e dytë dhe kur dështon këto gjëra mund të ndodhin. Eshtë një moment i vështirë, jemi eliminuar, është dashur të bëjmë dicka tjetër dhe nuk e kemi bërë këtë por jemi përpjekur.”
A ndihet fajtor?
”Mendoj se si trajner unë jam përgjegjës. Ky është futbolli, duhet të shënoni rastet. Topi nuk donte të hynte. Mire, pra jemi jashtë garës.”
A është eliminimi një ‘turp’?
”Eshtë fjala e juaj, ky është futbolli. Duhej ta fitonim ndeshjen ndaj një ekipi të Segunda B por nuk është turp. Këto gjëra ndodhin dhe ne duhet të marrim përgjegjësinë. Nuk do të cmendemi por ishte nje tjetër ditë e dhimbshme për ne, nuk na pëlqen të humbasim”
A vazhdon besimi i ekipit në Zidane?
”Mendoj se po, jemi përpjekur. Kemi bërë gjëra të mira këtë sezon por jo në kohët e fundit. Duhet të pyesni lojtarët dhe të merrni përgjigjien por unë mendoj kështu.”
Humbja e tij më e dhimbshme
“Të gjitha humbjet janë të dhimbshme. Si gjithmonë”.