Kylian Mbappe nuk eshte duke patur fillim vitin me te mire ne 2021 me lojtarin qe po kritikohet per shkak te performancave te tij. Arritja e Mauricio Pochettionos nuk i ka ndihmuar aspak kesaj ceshtjeje dhe Francezi ishte i acaruar per shkak se u zevendesua te Shtunen ne fitoren 1-0 ndaj Angers.
Paris Saint-Germain ishte duke fituar 1-0 dhe ndeshja kishte arritur ne minuten e 79 kur Mbappe e pa veten te largohet nga fusha ne nje zevendesim te dyfishte. Ai nuk u duk aspak i kenaqur me zevendesimin teksa qendroi pa folur me askend deri ne fundin e takimit.
Pochettino nuk ishte ne stol per ndeshjen sepse rezultoi pozitiv me COVID-19, keshtu qe ishte ndihmesi Jesus Perez qe e largoi Mbappen nga fusha.
Tekniku Argjentinas tashme ia ka bere te qarte sulmuesit Francez qe duhet te permiresohet.
Me Mbappen qe nuk duket i lumtur ne Paris per momentin dhe me kritikat e fundit pas performancave kete sezon, pavaresisht faktit qe ka shenuar 14 gola deri me tani, per 22 vjecarin ka shqetesime ne klubin Parizien, vecanerisht per te ardhmen e tij.
Kontrata aktuale i skadon ne vitin 2022 dhe ai ka qene per gjate kohe i lidhur me Real Madridin. Nese lojtari vazhdon te ndjehet i merzitur me vendimet e klubit atehere ai mund te shikoje per nje aventure tjeter.