Zinedine Zidane insiston qe Real Madridi do te vazhdoje te punoje fort dhe do te tentoje te rikthehet nga e gjithe kjo qe po e rrethon skuadren dhe pas eleminimit ne gjysmefinalen e Superkupes se Spanjes.
Madrilenet u mposhten 2-1 nga Athletic Bilbao ne nje nate zhgenjyese e qe vjen ne nje moment aspak te mire per skuadren.
“Cfare deshironi qe te bejme, te braktisim sezonin?”, ishte kunderpergjigjia e Zidane kur u pyet per pasojat e rezultatit.
“Do te kete gjithmone me teper zhurme nga jashte, por ne do te vazhdojme te punojme.”
Real Madridi filloi keq ndeshjen teksa e pa veten me dy gola ne disavantazh ne pjesen e pare, ndersa Zidane pranoi qe skuadra nuk luajti mire ne pjsen e pare.
“Pjesa e pare ishte e veshtire. Nuk e filluam mire, ata shenuan dy gola me dy shanse qe paten dhe kjo eshte e rende. Nuk kemi lexuar mire pjsen e pare. Ata na kane bere presion dhe ne kemi humbur topa qe zakonisht nuk i humbasim.”
“Kishim nje pjese te dyte me te mire, kemi krijuar shanse dhe kemi shenuar, por kjo nuk mjaftoi.”
Eden Hazard tregoi disa shenja ne ate se cfare mund t’i jape ekipit, por Belgu sidoqofte vazhdon te mbetet akoma larg versionin te tij me te mire.
“Ai duhet te jete i duruar,” theksoi Zidane.
“Ka nevoje per gola, por ne duhet te kemi durim. Ekipi e tentoi, por tani duhet te kthejme faqe dhe te vazhdojme te punojme. Nuk mund te cmendemi per kete humbje.”
“Nuk mendoj se tifozet jane lodhur nga Hazard. Duhet te kemi durim.”
“Ai deshiron te dale nga kjo forme e keqe por nuk ishte dita e Hazard. Kemi filluar keq por kemi bere mire ne pjesen e dyte.”