Pas Zinedine Zidane edhe Thibaut Courtois ka shpërthyer ndaj La Ligas duke theksuar që ndeshja nuk duhej të luhej për shkak të kushteve të rënda.
Stuhia e dëborës ka shkaktuar kaos në Spanjë teksa ndeshja ndërmjet Atletico Madrid dhe Athletic Bilbaos u anulua, ndërsa Real Madridi kaloi disa orë në aeroplan të Premten përpara se te ateronin në Pamplona.
”Dua të falenderoj njerëzit e Osasunës që na dhanë një fushë si kjo”, theksoi Courtois për Movistar.
”Por është e pakuptueshme ajo që na ka bërë La Liga. Ne i dinim kushtet që ishin këtu dhe kuptohet që do të luanim, por të aterosh në një aeroport të ngrirë dhe tani nuk e dimë se kur do të kthehemi në shtëpi. Ne jemi njerëz, nuk jemi kukulla.”
”Kemi bërë atë që na kërkohej sepse nëse nuk do të vinim në Pamplona, ata do t’i mernin tre pikët prej nesh. Por, mendoj se nuk është e sigurtë, ne nuk jemi kukulla që duhet të luajmë gjithmonë.”
”Kemi treguar përpjekjet tona sot por mendoj se duhet të analizojmë udhëtimet e tilla dhe logjistikën për t’u rikthyer në shtëpi.”