Nder emrat me te perfolur ne ditet e fundit eshte ai i David Alabas, nje objektiv per te perforcuar mbrojtjen e shume klubeve te medha Europiane. Austriaku ka vendosur t’i jape fund epokes se tij tek Bayern Munich edhe pse nuk do te largohet nga Bavaria qe ne kete merkato. E ardhmja e tij duket me prane Real Madridit, klub i gatshem per te kompletuar operacionin, dicka qe Barcelona nuk eshte ne gjendje t’a beje.
E perditshmja Marca raporton qe ka patur shume levizje ditet e fundit ne tentim per te joshur Austriakun por deshira e tij eshte qe te luaje per Real Madridin. Pini Zahavi, agjenti i Alabas, ka bere punen e tij dhe ka ofruar lojtarin tek klube te ndryshme ne Europe. Disa prej tyre shfaqen interes, disa studiuan operacionin dhe disa u desht te heqin dore, pavaresisht se e deshironin lojtarin.
Ne cdo rast, Real Madridi ishte favorit per te fituar sherbimet e tij. Drejtuesit Madrilen kane dhene driten jeshile per inkorporimin e Alabas, sapo sektori ekonomik ka dhene OK e tyre per operacionin. Rast i kundert me Barcelonen. Pini Zahavi poashtu ka folur edhe me drejtuesit Blaugran, qe shfaqen interesin e tyre, por pasi kane kuptuar termat financiar, u desht te heqin dore nga operacioni.
Barcelona vazhdon te kerkoje nje qendermbrojtes dhe eshte fokusuar ne rikthimin e Eric Garcia, nje lojtar premtues per te ardhmen aktualisht i kontraktuar nga Manchester City, por qe eshte me i perballueshem ekonomikisht se Alaba.
Real Madridi poashtu eshte ne kerkim per te perforcuar ekipin ne sezonin e ardhshem. Perforcimi i mbrojtjes eshte njeri nder prioritetet e skuadres. Merkatoja aktuale dhe mosmarreveshjet mes Alabas dhe Bayern Munich, i kane dhene Real Madridit nje pozite te favorshme per te fituar sherbimet e tij. Ne gare per mbrojtesin polivalent jane edhe PSG dhe Manchester United, por Alaba gjithmone ka thene qe do t’i pelqente te luaje ne La Liga dhe Real Madridi eshte i gatshem t’ia plotesoje deshiren.