Elche arriti te nxjerre nje barazim ndaj Real Madridit fale nje penalltie qe sipas standardit te vendosur nga arbitri nuk duhej te akordohej pasi thuajse e njejta nuk u akordua per Benzeman nga ana tjeter.
Casemiro foli per mediat pas ndeshjes por nuk deshi te futet ne diskutimin e VAR-it apo te arbitrave.
“Nuk do te flasim per arbitrat”, tha Casemiro per Movistar+.
“Ata jane ketu per te bere me te miren qe munden. Te tjeret mund te flasin per VAR-in, ne flasim per futbollin.”
Casemiro ishte i zhgenjyer me barazimin ndaj Elches sepse sipas tij skuadra kishte shanse te mira per te shenuar edhe golin e dyte.
“Donim te mernim tre piket, por nuk ia arritem,” shtoi Casemiro.
“Filluam mire ndeshjen dhe kishim shanse per te shenuar me teper gola dhe kundershtari me vetem nje shans arriti te na shenoje.”
“Luftuam deri ne fund por ishte e veshtire te gjenim hapsirat.”
“Ata u mbrojten mire ne fund dhe ne e dinim se do te perballeshim me dicka te tille.”