Po te thonit perpara nje kohe qe epoka e Luka Modric tek Real Madridi ka perfunduar, mbase dhe nuk do te ishit gabim, por Kroati ka menaxhuar qe t’i nxjere gabim te gjithe ata qe kishin nje mendim te tille.
Real Madridi shpetoi vetveten ne Champions League me nje fitore komforte ndaj Borussia Monchengladbach dhe Luka Modric ishte nder lojtaret me te mire te takimit.
Mesfushori Kroat eshte perballur se fundmi me kritika dhe me dyshime per vazhdimesine e tij ne nivelet me te larta perpara se t’i kerkonte Zinedine Zidanes qe t’a lejonte te luaje disa ndeshje rradhazi ne menyre qe te kape ritmin e ndeshjeve.
Per nje moment Zidane ishte skeptik, por atehere kur nuk kishte zgjidhje tjeter pervec Luka Modric ne mesfushe, atehere vendosi t’i jape nje shans per te treguar qe eshte akoma nje lojtar i denje per Real Madridin.
Performanca e Luka Modric ndaj Borussias ishte prej me te mirave qe kur ka zbarkuar ne kryeqytetin Spanjoll dhe nje reflektim i diteve kur ai luante rregullisht dhe ndertonte aksionet per Cristiano Ronaldon ne sulm.
Pasimet e tij ishin te pagabueshme; krijimi i hapsirave per t’u mar shembull dhe ai nuk humbi thuajse asnjehere topin ne ndeshjen e mbremshme.
“Jam me mire kur luaj disa ndeshje rradhazi, se sa ne menyren sic po perdorem tani,” thoshte Luka Modric nga pauza e Kombetareve.
Ishte nje mesazh drejtuar Zidane dhe nje qe tekniku Francez e ka mar parasysh, edhe pse ishte i detyruar qe te luaje me Luka Modric per shkak te opsioneve te pakta qe i mbeten ne mesfushe dhe kur pa rrezikun qe mund te mbetet ne Europa League pas disfates ndaj Shakhtar Donetsk.
Qe pas pauzes se kombetareve, Modric ka startuar ne cdo ndeshje me Madrilenet ne nje hapsire ndeshjesh prej cdo 3 dite.
Kane qene 7 ndeshje te ndryshme pa pushim per nje lojtar qe ndodhet ne mes te 30-tave. Eshte e vlefshme te permendet qe ne keto ndeshje ai ka luajtur 90 minutat e plota ne 6 ndeshje dhe eshte zevendesuar ne minuten e 70-te ne ndeshjen ndaj Alaves.
Situata qe krijohet pas ketyre ndeshjeve e vendos Kroatin nje pozite te favorshme per te mare nje rinovim kontrate tani kur mbeten rreth 6 muaj deri ne skadimin e kontrates se tij.
Pavaresisht idese se largimit nga Santiago Bernabeu pas fitimit te Topit te Arte ne vitin 2018, Luka Modric tani eshte i vendosur per t’u penzionuar tek Real Madridi.
Ne nivelin qe ai po luan aktualisht, Real Madridi nuk e ka luksin t’a humbase. Nuk ka asnje lojtar ne skuader qe mund te beje gjerat qe ai ben dhe te futesh ne merkato per te gjetur nje lojtar me cilesite e tilla do te kushtonte shume, ne nje kohe kur kushtet financiare nuk premtojne.
Modric ka mare masat e nevojshme per te rikthyer fitnesin dhe formen e mire dhe nuk ka asnje arsye te mendohet qe ai nuk mund te luaje edhe disa sezone ne nivelin me te larte. Nese ai luan sic beri te Merkuren, atehere problemet e mesfushes se Zidane mund te jene te zgjidhura edhe per nje kohe.