Real Madridi ka arritur të fitojë vendimtare sonte ndaj Borussia Monchengladbach me rezultat 2-0 me dy gola të shënuar nga sulmuesi Karim Benzema dhe kështu ka siguruar kualifikimin më tutje në Champions League si lider i grupit B pasi Interi dhe Shakhtari u ndan baras pa gola në ndeshjen tjetër të këtij grupi.
Për kundërshtarin e fazës së ardhshme të Champions League, Real Madridi do të pres shortin që do të hidhet këtë javë nga shtëpia më e madhe e futbollit europian, UEFA ndërsa 4 kundërshtarët e mundshëm të ekipit Madrilen janë: Porto, Lazio, Atalanta ose Leipzig.
Të gjitha këto 4 ekipet kanë përfunduar në vendin e dytë në grupet e tyre përkatëse në fazën e grupeve të këtij sezoni në Champions League.