Paul Pogba do të largohet nga Manchester United në vitin e ardhshëm. Kështu ka bërë të ditur agjenti i tij Mino Raiola në një intervistë për Tuttosport. ”Pogba-United”, ka mbaruar ishin fjalët e agjentit të lojtarit Francez.
Pogba aktualisht ka një kontratë deri në vitin 2022 me Djajtë e Kuq por nuk dëshiron të përmbushë kontratën e tij dhe ka vendosur të largohet nga ta.
Sipas analistit Fabrizio Romano, Pogba ëndërron transferimin në Real Madrid por asnjë nga klubi Madrilen nuk ka shfaqur ndonjë interesim për të dhe se është e vështirë të ndodhë realizimi i ëndrrës së tij, përvec se nëse Zidane kërkon transferimin e tij pasi e admiron shumë atë si lojtar.