Kontrata e Sergio Ramos me klubin skadon në qershorin e vitit 2021 dhe dy palët ende nuk janë ulur të diskutojnë për cështjen e rinovimit me kapitenin.
Më shumë se 100 arsye janë për të rinovuar me liderin aktual të ekipit i cili është motivuesi më i madh i bashkëlojtarëve si brenda ashtu edhe jashtë fushës.
Sipas mediave në Spanjë, drejtuesit e klubit kanë vendosur që këtë cështje të rinovimit me kapitenin ta lënë pasi të zgjidhet situata në Champions League. Pas ndeshjes të së mërkurës, agjenti i kapitenit i cili është edhe vëllau i tij do të ulet të bisedojë me drejtuesit Madrilen për rinovimin e kontratës.
Prioriteti i kapitenit është qëndrimi në Real Madrid por nëse nuk arrihet rinovimi me të atëherë klubet si PSG dhe Juve janë duke pritur me një këmbë për transferimin e tij të mundshëm.