Zinedine Zidane ishte i lumtur. E para nga 3 finalet me të cilat do të përballet ekipi brenda 7 ditëve u fitua. 1-0 është fitorja e cila e motivon ekipin para ndeshjes vendimtare ndaj Borussia Monchengladbach.
Rëndësia e fitores
”Janë 3 pikë shumë të rëndësishme, por më e rëndësishmja është ndeshja që luajtëm. Pjesa jonë e parë ishte shumë e mirë dhe 3 pikët i merituam, kundër një rivali shumë të mirë. Fituam ndaj një rivali që gjithmonë kemi pasur vështirësi.”
Ndikimi në Champions
”Eshtë e rëndësishme të rikthehemi përsëri tek fitoret. Janë 3 pikë dhe tani duhet të vazhdojmë kështu.”
Vetëm një zëvëndësim
”Nuk ndryshuam sepse ekipi ishte mirë dhe donim të vazhdonim kështu.”
Lojtarët
”Ishte një ekip me karakter. Të luash cdo 3 ditë është e vërtetë që herë pas here na kushton. Asnjëherë nuk ndalemi së luajturi. Duhet t’i rregullojmë disa gjëra. Sigurisht. Dhe kur t’i rregullojmë do të bëjmë më shumë hapa para.”
Padrejtësia me Zidane dhe ekipin
”Kjo është kështu dhe në fund të fundit nuk do të ndryshojë kjo. E dimë që kur nuk luan mirë ata do të kritikojnë ty. Duhet të mendosh pozitivisht dhe asgjë tjetër.”
Mungesa e golit
”Duhet të jemi të lumtur për rastet që i kemi bërë. Dhe gjithcka do të përmirësohet duke rifituar besimin, rikuperuar lojën dhe qetësinë. Sot ne interpretuam një lojë shumë mirë dhe vuajtëm natyrisht pasi gjithmonë ekziston një rival. Duhet të besojmë asaj që ne e bëjmë dhe i përgëzoj lojtarët pasi nuk është e lehtë të vish në Sevilla dhe të fitosh”