Kapiteni Sergio Ramos është rikthyer në stërvitje të plota me pjesën tjetër të ekipit pasi sot ka zhvilluar stërvitje normale në fushë.
Ende nuk dihet nëse Ramos do të jetë i ftuar për ndeshjen e nesërme ndaj Sevillas por kapiteni pritet të jetë 100% i gatshëm për ndeshjen e së mërkurës ndaj Borussia Monchegladbach, e cila është vendimtare për kualifikimin tutje në Champions League.
Në fotot e mëposhtme mund t’a shihni kapitenin duke u stërvitur në ditën e sotme: