Situata e Zinedine Zidane në stolin e Real Madridit nuk është edhe aq e sigurtë për shkak të rezultateve të fundit të ekipit Madrilen.
Humbja e fundit ndaj Shakhtarit i përkeqësoi edhe më shumë gjërat e ekipit për kualifikimin tutje në Champions League dhe tani ekipi e ka jetike fitoren në xhiron e fundit të fazës së grupeve ndaj Borussia Monchegladbach.
Në një anketë të organizuar nga Marca, tifozët Madrilen mendojnë se nëse ekipi nuk kualifikohet më tutje në Champions League, atëherë i pari që duhet të shkarkohet ësht vet trajneri Zidane.
65% e votave nga rreth 80 mijë votues online janë të mendimit se Zidane duhet të shkarkohet nëse ekipi nuk kualifikohet më tutje në Champions këtë sezon dhe vendin e tij duhet t’a zë një trajner tjetër.
Këto janë rezultatet e votimeve: