Real Madridi është në një krizë të vogël të rezultateve dhe kjo ka sjellur menjëherë alarmin tek drejtuesit e klubit dhe më së shumti tek trajneri Zinedine Zidane i cili duhet të gjejë zgjidhjen.
Rezultatet jo të mira dhe rrezikimi i kualifikimit në fazën e mëtutjeshme në Champions League mund të sjellin klubin të marrë vendimin që aspak nuk do të dëshironte t’a merrte: shkarkimin e trajnerit Zidane.
Sipas shumë analistëve dhe burimeve pranë klubit, ndeshja e fundit e xhiros së grupeve në Champions League ndaj Borussia Monchengladbachit më 9 dhjetor është finalja e vërtetë e trajnerit Francez.
Pra nëse ekipi nuk arrin të kualifikohet më tutje në Champions, klubi do të vendos për shkarkimin e Zidane dhe gjetjen e një trajneri të ri.