Florentino Perez do të mbajë një mbledhje me bordin e drejtorëve të klubit sot me fillim në ora 18:00.
Në këtë mbledhje të planifikuar paraprakisht do të diskutohet për llogaritë fiskale të klubit për këtë vit dhe natyrisht se pritet të diskutohet edhe situata aktuale e ekipit.
Real Madridi po kalon nëpër një mini-krizë të rezultateve dhe brenda 10 ditëve do të vendoset gjithcka për fatin e ekipit në Champions League dhe La Liga pasi luajmë ndeshjet vendimtare kundër Borussia Monchegladbach dhe Atletico Madridit, dy rivalëve në Champions përkatësisht në La Liga.