Zinedine Zidane u shfaq i prekur pas disfatës në konferencën për shtyp, por është i bindur që do të kalojnë grupet e Champions League.
Dorëheqja
”Nuk do të jap dorëheqje, për asgjë. Në pjesën e parë ishim shumë të mirë por na mungoi goli. Po bënim presion mirë, po luanim mirë dhe topi nuk donte të hynte në portë. Kishim raste, shtylla, dhe pastaj gjithcka ishte e komplikuar.”
Ndeshja
”Jemi të zhgënjyer me ndeshjen, kemi pasur një pjesë të parë shumë të mirë dhe e kemi merituar golin e parë. Nuk ishte e mundur të shënonim dhe në fund goli i parë na lëndoi shumë. Pjesa e parë ishte e mirë, qëndrimi dhe gjithcka që bëmë, në mbrojtje dhe në sulm. Nëse shënonim golin e parë do të ishte ndeshje krejtësisht tjetër.”
Momenti i tij më i keq
”Eshtë një ecuri e keqe e rezultateve. Por duhet të vazhdojmë. Ishte një finale sot. E përgatitëm mir dhe topi nuk hyri në portë. Kemi një ndeshje tjetër për ta fituar dhe të kalojmë tutje.”
Ndjenjat
”Kam forcë dhe do t’i jap të gjitha. Mendoj se e meituam fitoren. Kemi pasur raste. Duhet të ngrisim kokën dhe kur ka një ecuri të keqe duhet të vazhdojmë për t’u përmirësuar.”
Shumë humbje dhe problemet
”Nuk zbuloj një problem, ka shumë gjëra që vijnë sëbashku. Kemi krijuar raste, nuk ishte një problem i lojës tonë. Na mungoi goli. Goli i parë do t’a bënte ndeshjen më të lehtë për ne.”
Kalimi në raundin tjetër
”Jam optimist. Eshtë një moment i komplikuar por duhet të tregojmë karakterin dhe krenarinë tonë. Sot ishte një turp që nuk e merituam. Duhet të fitojmë ndeshjen tjetër. Besojmë dhe do të luftojmë, kjo është e sigurtë.”
Zëvëndësimet me vonesë
”I bëmë ato kur mendova të ndryshoja ekipin. Janë gjëra të momentit”
Gjendja fizike
”Fizikisht ishim mirë, luftonim, luanim mirë, mbronim mirë, sulmonim mirë, krijonim raste por goli i parë na dëmtoi shumë sepse ishim gati të shënonim dhe pësuam.”