Sezoni 2020-21 ka qene nje sezon me plot demtime deri me tani per Real Madridin teksa jane shenuar 22 raste deri me tani me 17 lojtar te ekipit te pare qe kane qene prone e demtimeve.
Dhe sikur kjo te mos ishte e gjitha, koronavirusi poashtu ka goditur Madrilenet ne muajin Nentor me rastet e konfirmuara te Militaos, Casemiros, Eden Hazard dhe Luka Jovic.
Pozita e vetme qe nuk ka qene prone e demtimeve kete sezon ka qene pozita e portierit, me Thibaut Courtois dhe Andriy Lunin teorikisht te gatshem per cdo ndeshje.
Pozitat tjera sidoqofte, jane goditur rende nga demtimet.
Mbrojtja: 50 dite anesoret e djathte, 98 dite qendermbrojtesit
Ka patur shume probleme ne mbrojtje, vecanerisht ne poziten e qendres aty ku ka mbijetuar vetem Raphael Varane. Nacho, Militao dhe Sergio Ramos kane qene te padisponueshem per nje kombinim ditesh prej 98 deri me tani ne sezonin aktual.
Ne krahun e djathte, ka patur poashtu demtime teksa Dani Carvajal dhe Alvaro Odriozola, qe te dy kane qene te demtuar ne te njejten kohe ne muajin Tetor, duke bere qe Lucas Vazquez te luaje ne vendin e tyre.
Eshte nje total prej 50 ditesh qe anesoret kane qene te padisponueshem, me Carvajal qe rikthehet vetem nje jave me pare por qe demtohet perseri, teksa Odriozola akoma nuk ka mundur te rikthehet.
Mesfusha: 44 dite jashte per Valverde dhe Odegaard, Casemiro pozitiv me Covid-19
Fede Valverde dhe Martin Odegaard jane dy te rinjte me premtues tek Real Madridit por qe te dy kane munguar shume kohe kete sezon.
Odegaard ka munguar 22 dite dhe Valverde ka qene jashte per aq kohe, duke nenkuptuar qe po t’i maresh ne kombinim, dyshja ka munguar plot 44 dite. Valverde nuk do te rikthehet edhe per nje kohe, keshtu qe ky numer vetem se do te rritet.
Ne mesfushe, Real Madridi poashtu humbi Casemiron per shkak te koronavirusit dhe ishte pa Toni Kroos per nje kohe per shkak demtimi.
Sulmuesit: 70 dite pa Hazard, 120 pa treshen e preferuar, 86 dite pa nje 9
Sulmi ka qene praktikisht me i prekuri nga demtimet dhe kjo e ka detyruar Zinedine Zidane te startoje 9 sulmues te ndryshem per 14 ndeshje te luajtura.
Hazard ka qene me i demtuari kete sezon duke munguar tashme 70 dite.
Lojtaret tjere te preferuar ne sulm si Karim Benzema dhe Marco Asensio poashtu kane qene jashte per nje kohe te konsiderueshme. 28 Benzema dhe 22 dite Marceo Asensio.
Keshtu, kur ben nje perllogaritje te thjeshte, sulmuesit e preferuar te trajnerit kane munguar ne nje total prej 120 ditesh. Ata ishin te disponueshem per vetem 7 dite, ndermjet datave 27 dhe 3 Nentor.
Kur vjen tek qendersulmuesi, kjo pozite ka patur mungesa per 86 dite teksa Benzema, Jovic dhe Mariano kane patur demtime te ndryshme, mes tjerash edhe me koronavirus.
Qe nga fillimi e deri me tani, ky ka qene nje sezon demtimesh per Real Madridin.