Eden Hazard sot ka kryer testet mjekësore në qendrën stërvitore të ekipit në Valdebebas për të vërtetuar shkallën e dëmtimit që pësoi në ndeshjen e së shtunës ndaj Alavesit në La Ligas.
Pas ekzaminimeve mjekësore është konfirmuar se lojtari Belg vuan nga një dëmtim muskular dhe pritet të jetë jashtë fushave për të paktën 15 ditë.
Kështu Hazard do të mungojë ndaj Shakhtarit, Sevillas, Monchegladbach dhe është në dyshim për derbin Madrilen ndaj Atletico Madridit më 15 dhjetor.